Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për t’u përballur me juristin Romeo Kara, i cili e ka kallëzuar për “shpifje” dhe “fyerje”.
“Kam gjyq, për shpifje me inceneratorin në SPAK. Gjithë dynjaja shkon në gjyq civil, unë vij këtu”, tha Kryemadhi për gazetarët para se të futej në godinë.
Në kallëzimin e tij, Kara pretendon se vepra penale nga Kryemadhi është konsumuar në deklaratat e saj publike, kur është shprehur se Kara është paguar për kallëzimin e tij ndaj Ilir Metës.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Putin kërkoi ish-Kancelarin Schroeder si ndërmjetës me BE-në për fundin e luftës në Ukrainë, reagon SPD - 11/05/2026
- Barcelona është e Flick! Fitojnë La Ligën duke mposhtur Realin e Madridit, dhe festojnë me trajnerin në ditën që humbi babain - 11/05/2026
- Tensione të reja SHBA-Iran, Trump refuzon planin iranian për paqe: Krejtësisht i papranueshëm - 11/05/2026