Kroacia po përgatitet për vitin 2023, që të integrohet plotësisht me shtetet më të pasura të botës, në një arritje historike tri dekada që nga ndarja nga ish-Jugosllavia, raporton agjencia AP.
Më 1 janar, shteti i vogël i Ballkanit me rreth 4 milionë banorë, i njohur për bregdetin të shkëlqyer në Adriatik dhe po ashtu ishujt mbresëlënës, do t’i bashkohet zonës së lëvizjes së lirë Schengen, ku shumica e qytetarëve të BE-së nuk janë subjekt i kontrolleve të pasaportave dhe është shteti i 20-të që e zëvendëson valutën nacionale, kuna, me atë euro.
“Pas dhjetë vjetëve si anëtar të BE-së, ne qëllimshëm, siç kemi planifikuar, dhe me meritë kemi arritur në fazën ku do të bëhemi shteti i vetëm në histori që i bashkohet në të njëjtën ditë zonave Schengen dhe asaj euro”, ka thënë kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç.
“Disa shtete kanë arritur dy synimet një pas tjetër brenda një periudhe relativisht të shkurtër. Por, asnjëra nuk ka arritur të dyja renda një dite”.
Plenkoviç ka thënë se arritja më e madhe e Kroacisë është se ka fituar besimin e ministrave të financave të BE-së që “po vendosin fatin tonë”.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026