Eksperti Ledion Krisafi ka komentuar situatën në Lindjen e Mesme, duke u ndalur te zhvillimet e fundit dhe ndikimi i presionit ekonomik ndaj Iranit.
Sipas Krisafit, konflikti duket i qetë dhe kjo lidhet edhe me mënyrën se si Presidenti amerikan Donald Trump ka arritur të menaxhojë luftërat, duke shmangur zhurmën dhe përshkallëzimin e tyre.
Sipas tij, Katari dhe Emiratet e Bashkuara po ndërtojnë rrugë të tjera për transportin e naftës, me synimin që në vitet e ardhshme ngushtica të mos jetë më e domosdoshme për transportin energjetik.
Krisafi u ndal gjithashtu te presioni ekonomik ndaj Iranit, të cilin e cilësoi si të një niveli të jashtëzakonshëm.
Sipas ekspertit, çështja kryesore tashmë lidhet me kohëzgjatjen e këtij presioni dhe ndikimin që ai do të ketë në të ardhmen e Iranit dhe në ekuilibrat e Lindjes së Mesme.
“Pjesa e rëndësishme është presioni ekonomik ndaj Iranit. Pika kryesore është: sa do të zgjasë Irani dhe çfarë ndryshimi do të ndodhë në Lindjen e Mesme?”, u shpreh Ledion Krisafi.
Konflikti duket i qetë dhe është një prej meritave të Trump-it që ka arritur të menaxhojë luftërat, më i thjeshtë dhe pa shumë zhurmë. Në këtë lloj qetësie, kemi një ndryshim në Lindjen e Mesme. Katari dhe Emiratet e Bashkuara janë duke ndërtuar rrugë të tjera për të transportuar naftën; qëllimi është për ta bërë ngushticën të panevojshme në vitet në vijim. Dhe tjetra është fakti që presioni ekonomik është i niveleve të jashtëzakonshme. Irani po humb 500 milionë dollarë çdo vit, pra Irani ka bllokuar edhe vetveten.
Pjesa e rëndësishme është presioni ekonomik ndaj Iranit. Pika kryesore është: sa do të zgjasë Irani dhe çfarë ndryshimi do të ndodhë në Lindjen e Mesme.”
- Champions League/ Bayerni i jep shuplakë Bodos, United nuk kursehet me debutuesit, Como shkëlqen ndaj Leipzig (Video) - 10/09/2026
- Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time! - 10/09/2026
- Hidromasazh si në Santorini/ Dy e-mailet që lidhin Ballukun me supervilën në Palasë - 10/09/2026