Kreu i SPAK Klodian Braho për më shumë se katër orë, ka raportuar në Bruksel përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian. Burime nga Delegacioni i Shqipërisë në BE, në kushtet e anonimatit i treguan gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se Klodian Braho nuk ka qenë i vetëm në këtë “provim” të parë në Bruksel pas marrjes së detyrës.
Klodian Braho është ulur në të njëjtën tavolinë i shoqëruar nga disa hetues dhe këshilltarë ligjor të BKH-s njëra prej tyre Sadleva Bodo.
Ndërsa në të majtën e tij ka qëndruar Fabian Zhilla shefi i kabinetit.
Të njëjtat burime treguan se kjo përballje e Klodian Brahos në Bruksel me Komisionin Europian lidhej me raportimin e progresit të kapitujve 23 dhe 24 për Gjyqësorin dhe të Drejtat Themelore.
Numri një i SPAK i është përgjigjur me detaje të gjitha pyetjeve të përfaqësuesve të DG ENEST, Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore.
Detyra primare e kësaj drejtorie në Komisionin Europian është menaxhimi çështjeve mes BE dhe vendeve kandidate.
Sikurse monitoron has pas hapi reformat për sundimin e ligjit, zhvillimet ekonomike dhe reformën e administratës publike./tch/
- Portreti i Mozartit nga Barbara Krafft, referuar përshkrimeve të Maria Anna, motrës së gjeniut të muzikës - 20/10/2026
- Kufiri i brishtë mes të mires dhe të keqes, sipas Gustav Jung - 20/10/2026
- Christiane Amanpour largohet nga CNN/ Gazetarja dhe prezantuesja e njohur ikën pas 43 vitesh: “Jini gjithmonë të vërtetë, jo neutralë”. - 20/10/2026