13.5 C
Tirana
22 / 03 / 2026

Kreu i ri i SPAK, Altin Dumani, prezantohet zyrtarisht të hënën

Mes polemikave që shoqëruan zgjedhjen e Altin Dumanit, kreu i ri i SPAK prezantohet zyrtarisht të hënën para stafit. Dumani u zgjodh dje nga anëtarët e KLP me 1 votë diferencë nga Edvin Kondilli. Ambasadorja Kim që ndoqi nga afër procesin shprehu mbështetje, ndërsa kryeministri Rama e quajti procesin përgjigje ndaj akuzave të Berishës se qeveria ndërhyn në drejtësi. Në ceremoninë e prezantimit nesër do të jetë edhe kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla.

Altin Dumani u zgjodh në krye të SPAK të premten e sotme duke marrë 5 vota nga 10 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që morën pjesë në zgjedhjen e kryeprokurorit të Prokurorisë së Posaçme. Ndërsa Edvin Kondili u rendit i dyti me 4 vota dhe Adnan Xholi mori vetëm një votë. Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK që prej krijimit të këtij institucioni kyç që pas reformës në drejtësi. Mandati i Dumanit është 3-vjeçar, pa të drejtë rikandidimi.  Kjo ishte hera e dytë që Dumani kandidoi për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, pasi herën e parë nuk fitoi përballë Arben Krajës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x