Edhe këtë vit bashkia Korçë do të ndërhyjë për përmirësimin e ndiçimit publik si në qytet ashtu edhe në fshatra.
Kryetari i bashkisë Sotiraq Filo ka bërë të ditur se përmes një projekti në bashkëpunim me qeverinë zvicerane në vlerën e 94 milion lekëve do të bëhet kalimi në ndiçim eficient LED në disa prej rrugëve kryesore të qytetit të Korçës, për të vijuar më pas edhe me rrugët dytësore.
Gjithashtu sipas kryebashkiakut Filo, gati gjysma e këtij buxheti do të përdoret për ndriçimin publik në fshatrat e njësive administrative të bashkisë së Korçës.
Zbatimi i projektit për përmirësimin e ndiçimit publik në qytet dhe në fshatra të bashkisë së Korçës do të nisë zbatimin që në muajt e parë të këtij viti me vendosjen e ndriçuesave të rinj LED, të cilët jo vetëm kanë një ndriçim më të mirë, por kanë edhe një kosto më të ulët harxhimi.
Përmes këtij projekti sipas kryebashkiakut Filo, do të përmbyllet ndriçimi publik Led në të gjithë territorin e bashkisë Korçë.
- “Kurti, i frikësuar nga ish krerët e UÇK”/ Martin Leka: Dalja e tyre nga paraburgimi i rrezikon pushtetit - 17/10/2025
- “Zemra mal”! Rama reagon për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së - 17/10/2025
- VIDEO/ Theu bojkotin e Berishës për UÇK, Bujar Leskaj: Kush po e rruan për urdhrat… - 17/10/2025