6.5 C
Tirana
01 / 02 / 2026

Korçë, homazhe për viktimat e tërmetit/ Lule dhe qirinj për jetët e humbura në Turqi e Siri

Në ditën e zisë kombëtare, në respekt të jetëve të humbura në Turqi e Siri nga tërmeti i një jave më parë, pedagogë, studentë dhe stafi i Prefekturës kanë ndezur qirinj në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Fan Stiljan Noli”.

Për prefektin Nertil Jole, ky homazh vjen në shenjë lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike.

Stafi i Universitetit dhe ai i Prefekturës Korçë, shoqëruar edhe nga studentë janë solidarizuar me homazhet e mbajtura në gjithe vendin, duke ndezur qirinj në respekt të jetëve të humbura në këtë katastrofë natyrore.

Po ashtu pasditen e djeshme, qindra qytetarë kanë kryer homazhe në zonën këmbësore të qytetit të Korçës, përpara bashkisë në nderim të viktimave të tërmetit rënë pak ditë më parë në Turqi dhe Siri.

Pjesë e homazheve kanë qënë edhe tre klerikët e myftinisë, mitropolisë dhe kishës katolike të Korçës të cilët kanë shprehur dhimbjen e tyre për viktimat e kësaj fatkeqësie natyrore. Të tre klerikët kanë dhënë mesazhin se në momente të tilla duhet të jemi të gjithë bashkë.

Homazheve u janë bashkuar edhe përfaqësues dhe punonjës të institucioneve të ndryshme lokale, të cilët kanë vendosur lule dhe kanë ndezuar qirinj tek shkallët e bashkisë për jetët e humbura nga tërmeti tragjik në Turqi e Siri.

330924440_761376675318664_8463664177430504632_n.jpg
330822844_998262567811077_17731721933690429_n.jpg
330909303_564127492400582_5026150178294956771_n.jpg
330921689_1321170181779519_1949719500623241660_n.jpg
330913898_699447568328174_8388635020622658039_n.jpg
330968312_1428666227872477_6405355440967803325_n.jpg
330821019_513202100935215_7529394467939009964_n.jpg
330408580_527235402727927_3676809299164384203_n.jpg
330838780_901416471006953_3962999256580502123_n.jpg
330307962_846805556415413_4651187809771996488_n.jpg
330922714_1529974830858811_702808269535181889_n.jpg
330369428_509022591310292_7343743466384067606_n.jpg
331275243_592457402333476_354253802840873399_n.jpg
330321491_2837300183069322_2468002884040836972_n.jpg

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x