Policia Rrugore Korçë shton kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Për këtë ka shtuar nurmin e patrullave të policisë në të gjitha akset nacionale përfshi edhe ato të fshatrave turistike të Dardhës e Voskopojës, kryesisht gjatë fundjavës.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore, gjatë javës së kaluar janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu janë pezulluar 3 leje drejtimi, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Nga e enjtja e javës së kaluar e deri ditën e sotme nga ana e sektorit të qarkullimit rrugor janë vendosur më shumë se 550 masa administrative, kryesisht për tejkalim të shpejtësisë së së lejuar si dhe parakalime të gabuara.
Nga ana tjetër edhe policia e rendit ka vendosur masa administrative në qytetet kryesore të qarkut të Korçës, masa që kanë qënë në veçanti për parkime të gabuara.
Policia Rrugore e Korçës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit.
- SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës! - 02/05/2026
- Promovohet në Kosovë “Lufta e heshtur” e Zef Mazit, Hoxhaj: Flet për betejat që fitohen çdo ditë! - 02/05/2026
- FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” - 29/04/2026