3.5 C
Tirana
01 / 03 / 2026

Kontrollet në aeroporte, Pekini: Do të zbatojmë reciprocitet me vendet e tjera

Kina reagoi ndaj kufizimeve për shtetasit e saj nga disa vende të botës, teksa numri i të prekurve me Covid-19 vijon të rritet në vend. Sipas Ministrisë Jashtme, kufizimet e hyrjes janë të paarsyeshme dhe kanë mungesë të bazës shkencore.

“Ne jemi kundër përpjekjeve për të manipuluar masat e parandalimit dhe kontrollit të epidemisë për qëllime politike dhe do të marrim masat përkatëse në situata të ndryshme sipas parimit të reciprocitetit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Mao Ning, në një konferencë të rregullt për lajmet në Pekin.

Shtetet e Bashkuara, Franca, Australia dhe disa vende te tjera kërkojnë teste Covidi për udhëtarët nga Kina. Të mërkurën pritet një takim i Bashkimit Europian për një vendim të përbashkët për sa i përket situatës në Kinë.

Artikujt më të kërkuar

4
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x