25.5 C
Tirana
22 / 06 / 2025

Konfliktet në botë, Papa Leoni takim në Vatikan me zëvendëspresidentin amerikan JD Vance dhe Sekretarin Rubio

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, zhvilluan takimin e tyre të parë zyrtar me Papa Leoni në Itali, ndërsa administrata Trump kërkon të rivendosë marrëdhëniet me Vatikanin duke punuar së bashku për zgjidhjen e luftës në Ukrainë dhe duke hequr dorë nga mosmarrëveshjet themelore mbi politikën ndaj migrantëve.

Vance zhvilloi më pas bisedime me Kryepeshkopin Paul Richard Gallagher, Sekretarin e Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Sipas një deklarate nga Sekretariati i Shtypit i Vatikanit, bisedimet e zhvilluara konfirmuan kënaqësinë për marrëdhëniet e mira dypalëshe, ndërsa në të njëjtën kohë të dyja palët u përqendruan në bashkëpunimin midis Kishës dhe shtetit, si dhe në çështje me rëndësi të veçantë si lufta Rusi-Ukrainë.

Sic shkruan “Washington Post”, takimi erdhi një muaj pasi zëvendëspresidenti u takua me Papa Françeskun, i cili dikur kishte vënë në pikëpyetje krishterimin e Presidentit Donald Trump.

Papa Leoni rubio vance (1)

Ai gjithashtu kishte thënë se Vance kishte interpretuar gabimisht një koncept katolik mesjetar, për të mbrojtur goditjen e administratës kundër imigracionit. Një ditë pas takimit, Papa Francesku nderroi jetë.

Tani, zyrtarët amerikanë shohin një mundësi për të forcuar marrëdhëniet me Papa Leonin, papën e parë amerikan, fokusi i të cilit për përfundimin e konflikteve më shkatërruese në botë përputhet me vizionin që Trump.

Në Meshën gjatë inaugurimit të tij të dielën, Leoni bëri thirrje për paqe në tre rajone të shkatërruara nga lufta, Gaza, ku fëmijët, familjet dhe të moshuarit që mbijetojnë janë të prirur drejt urisë, Mianmari, ku trazirat kanë prerë jetë të të rinjve të pafajshëm dhe Ukraina, e cila pret negociata për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

Papa Leoni rubio vance (2)

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x