Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka mbajtur fjalën përshëndetëse në “Konferencën e Ambasadorëve Diplo 2024”.
Në fjalën e tij, ministri Hasani shprehu mirënjohje për kryeministrin Edi Rama dhe diplomatët e pranishëm në këtë konferencë, e cila do të mbahet për 3 ditë në Tiranë.
Hasani theksoi se politika e jashtme në Shqipëri ka forcuar imazhin e vendin, ndërsa shton se nuk duhet të ulet ritmi i punës me të cilën po ecin.
Më tej, ai deklaroi se ligji i ri i Shërbimit të Jashtëm, synon t’i japë një energji të re diplomacisë sonë.
“Mirënjohje kryeministrit Edi Rama dhe të pranishmëve për vëmendjen në mbarëvajtjen e politikës së jashtme shqiptare. Nga Konferenca e Ambasadorëve, ringjallim një traditë të dobishme për diplomacinë tonë. Konferenca, është instrument efektiv se çfarë duhet bërë më shumë dhe më mirë në vijim.
Politika e jashtme e Shqipërisë në vitet e fundit, ka pasur arritje të panjohura më parë. Këto arritje kanë forcuar imazhin e vendit dhe e kanë bërë diplomacinë më pro aktive. Nuk duhet ta ulim ritmin e punës, nuk duhet të ngecim në vend. Ligji i ri i Shërbimit të Jashtëm, synon t’i japë një energji të re diplomacisë sonë”, tha ministri Igli Hasani.
- Martinelli hyn në historinë e Kupës së Botës, goli i fitores ndaj Japonisë vendos rekord të ri - 29/06/2026
- “Në fillim u tha që Rama gënjen për Ivankën, pastaj pse po vjen”/ Buzhala për protestat: Projektin nuk e duan ata në Berlin dhe kushërinjtë e mi në Klinë - 29/06/2026
- Video/ Nga ferri në parajsë, Brazili mund Japoninë në frymën e fundit dhe kualifikohet në 1/8-at e Botërorit - 29/06/2026