Koordinatori amerikan kundër korrupsionit global, Richard Nephew, do të vizitojë Shqipërinë pas pak ditësh, gjatë një turi në Europë ku përfshihet edhe Mali i Zi dhe Lituania.
Departamenti i Shtetit njofton se vizita e tij do të shërbejë për të theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin në Ballkanin Perëndimor, për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të adresuar sfidat e përbashkëta të momentit.
Tirana do të jetë ndalesa e fundit e koordinatorit, më 20 qershor. Sipas DASH ai do të takohet aty me përfaqësues të qeverisë dhe shoqërisë civile. “Ai do të diskutojë mbi punën që është duke u bërë në luftën kundër korrupsionit dhe fushat për bashkëpunim të mëtejshëm në përpjekjet kundër korrupsionit”, thotë DASH.
Më 16-17 qershor, Nephew do të jetë fillimisht në Podgoricë, ku gjithashtu do të takohet me përfaqësues qeveritarë dhe të shoqërisë civile. Më 18-19 qershor ai do të jetë në Vilinus, ku do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.
Zyrtari i larte amerikan i ngarkuar si koordinator kunder korrupsionit global, vjen ne shqiperi pikerisht ne momentin kur akuzat e SPAK dhe hetimet e ketij institucioni ndaj zyrtareve te larte, duke filluar nga Berisha, e vijuar me Meten dhe zyrtare te tjere, jane ne kulmin e tyre. “Koncidenca’ te frikshme keto.
- Skandal/ E dashura e Infantinos u pagua nga UEFA, pretendimi tronditës i “The Telegraph” - 07/08/2026
- Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin - 07/08/2026
- Fuqia fatale e lajmit të rrejshën: Nga Maroku i sotëm në pazarin e Prishtinës gjatë Perandorisë Osmane - 07/08/2026