Vendimet e gabuara të disa institucioneve në vend i sollën arkës së shtetet një dëm ekonomik në vlerën e 19.5 miliardë lekëve apo rreth 180 milionë euro. Në analizën e Kontrollit të Lartë të Shtetit për harkun e muajve janar-gusht rezulton se gati 4.8 miliardë lekë janë dëm ekonomik, ndërsa 14.7 miliardë menaxhim jo i duhur i fondeve publike.
“Fakti që procedurat e prokurimit vijojnë të shfaqin ende probleme, por edhe punësimet nepotike dhe klienteliste vijojnë. Patjetër që do të kemi dëm ekonomik i cili mund të jetë edhe më i lartë se kaq”, tha eksperti Zef Preçi.
Sipas KLSH, pjesa më e madhe e dëmit ekonomik të gjetur deri në gusht ka ndodhur te shpenzimet, para te pagesat e institucioneve për punët e kryera nga kompanitë. Pjesa tjetër, 3.7 miliardë lekë janë si mos-administrim i duhur i të ardhurave.
“Këto veprime dhe mosveprime kanë dy të këqija. Sjellin korrupsion dhe deformim të zgjedhjeve të lira e të ndershme”, deklaroi Preçi.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar vendosjen e 542 masave disiplinore dhe 41 të tjerave administrative ndaj nëpunësve të institucioneve ku është gjetur dëm ekonomik.
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026