8.5 C
Tirana
21 / 11 / 2024

Klevis Balliu: Rama arkitekt i aferës së inceneratorëve, më 7 korrik do marrë përgjigjen e merituar

Shefi i organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu ka deklaruar se arkitekti i aferës së shekullit të inceneratorëve Edi Rama ka dëshmuar se talenti i tij i vetëm është vjedhja. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Baliu shkruan se më 7 korrik, familja e inceneratorëve do marrë përgjigjen e merituar.

“Arkitekti i aferës së shekullit të inceneratorëve Edvin Kristaq Rama ka dëshmuar se talenti i tij i vetëm është vjedhja. Ndërkohë që qytetarët jetojnë në krizë të thellë ekonomike, kompanitë e përfshira në mega aferën kriminale të inceneratorëve me pronar real Edvin inceneratorin, kalojnë miliona euro vetëm për shpenzime frutash dhe perimesh.  Paratë e qytetarëve nëpërmjet kësaj afere kalojnë në xhepat e Edvin inceneratorit, Agaç inceneratorit si dhe Lali inceneratorit.  Me 7 Korrik ora 7 familja e inceneratorëve duhet të marrë përgjigjen e merituar”, shkruan Balliu.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x