Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mësohet se ajo i ka falënderuar gjyqtarët për punën e tyre.
“Nuk mund të theksojmë mjaftueshëm rëndësinë e një gjyqësori të drejtë, të paanshëm dhe të guximshëm, jo vetëm për popullin shqiptar, por edhe për miqtë dhe aleatët e tyre. Shqipëria po ecën përpara, jo pa vështirësi, por megjithatë po ecën. Rruga përpara, është e vetmja rrugë për të moshuarit shqiptarë, të cilët nuk hoqën kurrë dorë nga shpresa dhe për djemtë dhe vajzat e reja, të cilët kanë aq shumë nevojë për të. E nxis çdo gjyqtar dhe prokuror të këtij vendi që ta bëjë punën e tij me ndershmëri, duke zbatuar pa mëdyshje ligjin, me guxim dhe krenari. Ne do të qëndrojmë krah jush, do të vazhdojmë të luftojmë bashkë me ju”, u shpreh ajo.
Në takim ishte e pranishme edhe drejtuesja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami. Kujtojmë që dy ditë më parë, ambasadorja u takua me gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë. Ndërsa të enjten në një takim për përvjetorin e Gjykatës Kushtetuese, ambasadorja foli për ndërhyrje dhe kërcënime ndaj gjyqësorit duke kërkuar nga gjyqtarët të mos tërhiqen.
- Publikohen detajet e reja/ Dosja Epstein, Trump në foto i rrethuar nga gratë - 12/12/2025
- Rikthimi në detyrë i Ballukut/ Manjani: U ndalua një puç kushtetues nga një gjykatës dhe një prokuror kundër Qeverisë - 12/12/2025
- “14 shtator ’98”, Berishën e shpëton parashkrimi! SPAK: Nuk e hetojmë dot se kaluan 27 vite pa asnjë kallëzim - 12/12/2025