Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, është shprehur se ditën e nesërme do të regjistrohet në KQZ koalicioni “i Berishës”.
Komentet Paloka i bëri pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, i cili vendosi që kandidatët e “Primareve” do të hyjnë në zgjedhje me koalicion.
Ai shtoi se PD ka marrëveshje me disa parti, ku sipas tij, dy prej tyre kanë Partia e Lirisë dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.
“Sot në takimin që pati kreu i PD me kandidatët e dalë nga primaret. Megjithëse ne kemi një rezolutë të Kuvednit të 11 dhjetorit, që nuk do të kemi mungesë të PD-së në zgjedhje, ne e shtruam si çështje, por nuk pati asnjë diskutim për moshyrje në zgjedhje. Ne do të hyjmë në zgjedhje. Një nga format ishte ajo e hyrjes në zgjedhje me koalicion. Kishte edhe zëra për hyrje në zgjedhje me kandidatë të pavarur dhe me koalicion, por që nuk kishte mbështetje të gjerë. Këshilli sot mori vendim që do të hyet me koalicion. Ngarkoi kryesinë për t’u marrë me këtë çështje.
Janë disa parti me të cilat ne kemi marrëveshje. Këto janë teknikalitete që zgjidhen edhe nga kryesia. Kodi zgjedhor ka disa pika që e lidh partinë me numrin e deputetëve që ka në Kuvend, etj. Partitë që ne kemi marrëveshje janë PL, Partia për të drejtat e njeriut, etj. Kjo ju takon specialistëve, ne do të ndjekim të gjitha afatet dhe që nesër do të kemi regjistrimin e koalicionin tone”, është shprehur Paloka.
- Vjen reagimi i parë i demokratëve për vdekjen e Fatos Nanos: Humbje e madhe për familjen Socialiste dhe politikën - 31/10/2025
- Shuhet ish-kryeministri Nano/ Frrok Çupi preket në studio: Si e kujtoj Fatos Nanon - 31/10/2025
- Shuhet Fatos Nano/ Reagon Presidenti Begaj: Lider liberal dhe reformator - 31/10/2025
 
                                    