Në datën 21, në Kolegjin Zgjedhor, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues për gjykimin e kërkesëpadisë së koalicionit “Bashkë Fitojmë” lidhur me heqjen e logos së partive politike apo koalicioneve nga fleta e votimit.
Sipas kësaj kërkesëpadie, kërkohet rrëzimi i vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Ankesave për këtë çështje.
NJOFTIM PËR MEDIA:
Në datën 21.04.2023 ora 08:30, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues për gjykimin e kërkesëpadisë Nr.14 Regj.Themeltar, Datë 20.04.2023 Regjistrimi, me:
PADITËS: KOALICIONI “BASHKË FITOJMË”.
I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – KQZ.
OBJEKTI: Ndryshimin e Vendimit nr.62, datë 19.04.2023, të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke vendosur:
Ndryshimin e vendimeve nr. 360 dhe 363 të KSH, datë 15.04.2023, duke ndryshuar përmbajtjen e fletës së votimit për kandidatët për Kryetar Bashkie, Bashkia Tiranë, si dhe për 60 bashkitë e tjera në vend, duke vendosur heqjen e Logos së Partive dhe/ose të Koalicioneve, nga përmbajtja e fletës së votimit për Kandidatët për Kryetar Bashkie.
Tiranë, më 20.04.2023
Gjykata Administrative e Apelit Tiranë
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026