17.5 C
Tirana
19 / 09 / 2024

 Këngëtarja Jennifer Lopez heq të gjitha postimet nga rrjetet sociale

“E zezë” në profilin e “Instagramit” të Jennifer Lopez dhe 226 milionë ndjekës të shqetësuar teksa pyesin se çfarë po ndodh saktësisht me këngëtaren latine.

Ka shumë gjasa që profili në “Instagram” të jetë vënë në sfond të zi për të përgatitur publikun për projektin e saj të ri muzikor.

Sikurse Beyoncé, e cila bëri të njëjtën lëvizje duke ‘ngrirë’ “Instagramin” për albumin e saj të 7-të muzikor.

Vitet e fundit, Jennifer Lopez ka realizuar disa filma, ka krijuar një linjë produktesh bukurie për trupin dhe fytyrën, ka krijuar një dokumentar për “Netflix”, ka bërë paraqitje televizive, ka gjetur sërish dashurinë e jetës së saj, Ben Affleck, me të cilin u martua dy herë, por muzika e saj mbeti pas.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x