13.5 C
Tirana
29 / 01 / 2026

Katastrofa/ Tërmeti tragjik që tronditi Turqinë dhe Sirinë, shkon në 3000 numri i viktimave! Raportohet për mijëra të plagosur

Ka shkuar në 3000 numri i personave që kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri si pasojë e tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë.

Mijëra persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa numri i viktimave pritet të rritet.

Numri i viktimave në Turqi është rritur gjithashtu në orën e fundit në më shumë se 1762 të vdekur. Në Siri, të paktën 1238 njerëz kanë vdekur në rajonet e Alepo, Hama, Latakia dhe Tartus, njoftoi televizioni shtetëror sirian.

Ekipet e shpëtimit në Turqi shpëtuan mbi 2.400 njerëz nga nën rrënojat e ndërtesave të rrafshuara nga tërmeti.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x