13.3 C
Tirana
13 / 03 / 2025

“Katargate” i ri në zemrën e BE-së. 15 eurodeputetë dyshohet se morën ryshfet për…

Hijet e një “Katargate” të ri kanë rënë mbi Parlamentin Europian. Mediat në Bruksel raportojnë se policia federale belge ka kontrolluar shtëpitë dhe zyrat e 21 personave në kuadër të një hetimi për korrupsion që përfshin Parlamentin Evropian, i cili përqendrohet te gjigandi kinez i teknologjisë Huawei.

“Mund të konfirmojmë se kemi një hetim në vazhdim për akuzat paraprake për korrupsion aktiv, falsifikimin e dokumenteve dhe pastrim parash në Parlamentin Europian”, tha një zëdhënës i zyrës së prokurorit të Brukselit për Politico.

Mëngjesin e sotëm rreth 100 hetues të policisë gjyqësore federale, me urdhër të një hetuesi financiar dhe të prokurorisë federale, kontrolluan 21 adresa në rajonet e Brukselit, Flanders, Wallonia, si dhe në Portugali.

Po ashtu raportohet se janë arrestuar disa persona, mes tyre edhe ish-asistenti i dy italianëve.

Pothuajse të gjithë të arrestuarit janë lobistë të lidhur me gjigantin kinez të telekomunikacionit Huawei, të dyshuar se kanë korruptuar disa eurodeputetë për të favorizuar interesat e Huaëei në vendet e unionit.

Drejtësia belge dyshon se lobistët e kompanisë kineze Huawei kanë korruptuar rreth 15 eurodeputetë (aktualë apo të mëparshëm) për të promovuar politikën tregtare të kompanisë në Evropë.

"Katargate” i ri në zemrën e BE-së. 15

Skandali i ri i korrupsionit në Parlamentin Evropian shpërthen më shumë se dy vjet pas aferës “Katargate”.

Në një deklaratë zyrtare, Parlamenti Evropian konfirmoi se ka marrë parasysh hetimin dhe se do të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet gjyqësore, sa herë që kërkohet.

Skandali rikthen në plan të parë shqetësimet për ndikimin e huaj në institucionet e BE-së, veçanërisht pas Katargate, ku Katari dyshohet se ndikoi në vendimmarrjen e BE-së përmes ryshfeteve dhe dhuratave për zyrtarët evropianë.

Çështja po merr dimensione të reja pasi, sipas Politico , shërbimet e inteligjencës belge kishin nisur tashmë hetimet për rolin e kompanisë kineze të teknologjisë Huawei në Bruksel.

Shërbimi belg i Sigurimit Shtetëror (VSSE) kishte kërkuar të merrte në pyetje ish-punonjës të kompanisë, duke shqyrtuar mundësinë e ndërhyrjeve kineze. Belgjika është përgjegjëse për sigurinë e institucioneve të BE-së dhe ka marrë kontrollin e operacioneve të mundshme të ndikimit nga aktorë të huaj brenda Brukselit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x