Moderatorja e njohur Jonida Vokshi është bërë nënë për herë të dytë.
Vokshi dhe partneri i saj, aktori Besnik Krapi, kanë bërë të ditur në rrjetet sociale se kanë mirëpritur një djalë.
Lajmi është njoftuar përmes një postimi të shpërndarë në Instagram teksa Besniku i emocionuar ka shkruar:
Shokë e shoqe. Ian quhet djali ynë që lindi shëndoshë e mirë sot. Jonida është tip top dhe ju përqafojmë krejtve. Faleminderit perëndi e gëzuar.
Rikujtojmë, se çifti janë prindër edhe të një vajze të quajtur, Emi. Dyshja janë njohur nga pjesëmarrja e tyre në “O sa mirë” dhe u martuan më pas në vitin 2019.
Top Channel
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026