15.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

‘’Jemi Një’’, maratonomaku shqiptar niset nga Prishtina në Tiranë për 28 Nëntorin

Në prag të 28 nëntorit, maratonomaku Erzen Zyberaj është nisur të hënën në orën 10:00 në një vrapim prej 260 Km, nga Sheshi ‘’Skenderbeu’’ në Prishtinë për të arritur në Sheshin ‘’Skenderbeu’’ Tiranë, më 28 nëntor.

Maratonomaku, Erzen Zyberaj e ka bërë të ditur këtë aktivitet personal nga llogaria e tij në rrjetin social Facebook.

Prej më shumë se 24 orësh Erzen Zyberaj apo “MARATHONOMAKU” nga Kosova vrapon drejt Tiranës me rastin e Ditës së Pavarësisë. Aktualisht bëhet me dije nga ekipi i tij se ai ndodhet në rrethinat e Tiranës, për të mbërritur shumë shpejt në qytet. Ndiqni pamjet më poshtë LIVE nga vrapimi i tij.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x