Hillary Clinton ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë informacion mbi aktivitetet kriminale të Jeffrey Epstein dhe bashkëpunëtores së tij, Ghislaine Maxwell.
Ish-zonja e parë dhe ish-sekretarja e Shtetit u bëri thirrje ligjvënësve që të pyesin edhe presidentin Donald Trump lidhur me çështjen.
“Si çdo njeri i ndershëm, jam tmerruar nga ajo që kemi mësuar për krimet e tyre. Është e pakuptueshme që Epstein fillimisht mori një dënim kaq të lehtë në vitin 2008, gjë që i lejoi atij të vazhdonte praktikat e tij grabitqare edhe për një dekadë tjetër”, u shpreh Clinton.
Clinton po përballet me anëtarët e Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve në Chappaqua, Nju Jork, në kuadër të një dëshmie të shumëpritur.
Në deklaratën e saj, ajo akuzoi kryetarin republikan të panelit, James Comer, se e ka shënjestruar për arsye politike. Gjithashtu, ajo i bëri thirrje komisionit që të marrë në pyetje Trumpin, i cili në të kaluarën ka pasur marrëdhënie shoqërore me Epsteinin.
“Çfarë po fshihet? Kush po mbrohet? Dhe pse po bëhet kjo fshehje?”, tha ajo.
Nga ana e tij, Trump ka mohuar çdo shkelje apo përfshirje që lidhet me Epsteinin.
Dëshmia e Clinton po zhvillohet këtë të enjte, ndërsa bashkëshorti i saj, ish-presidenti Bill Clinton, pritet të dëshmojë të premten, si pjesë e hetimit të Kongresit.
- “Kemi qëndrime thelbësisht të ndryshme për Kosovën”, ministri Hoxha takon homologun serb: Do hapim konsullatë në Bujanoc - 18/04/2026
- Vokshi “shkund” PD: Protestat e dhunshme s’japin vota, duhet strategji e re! Deputetët viktimizohen, skena të panevojshme - 18/04/2026
- Fitoi përballë Orbánit, Magyar jep intervistën e parë pas zgjedhjeve në televizionin shtetëror hungarez: Nuk më ftonit dhe më fyenit çdo ditë, jeni si Goebbels! - 18/04/2026