18.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Itali: Venecia, turistët ditorë do të paguajnë për të vizituar qytetin

Njerëzit që vizitojnë qytetin e vjetër e tërheqës turstik të Venecias do të fillojnë të paguajnë një tarifë nëse e vizitojnë vetëm një ditë, njoftuan të premten zyrtarët e qytetit, shkruan Deutche Welle.

Ata që nuk planifikojnë të qëndrojnë gjatë natës në një nga hotelet e qytetit ose akomodime të tjera do të duhet të regjistrohen para kohe dhe të paguajnë një tarifë, që varion nga 3 deri në 10 euro (3,15 deri në 10,50 dollarë) në varësi të sezonit dhe numrit të vizitorëve atë ditë.

Rregulli i ri do të hyjë në fuqi nga janari 2023 dhe synon të rrisë të ardhurat nga numri i madh i udhëtarëve ditorë që sjellin pak përfitime financiare për qytetin lagunor.

Ndërsa fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara nuk do të duhet të paguajnë tarifën, turmat e turistëve që mbërrijnë me anijet e lundrimit do ta bëjnë këtë, përveç nëse kompania e lundrimit i paguan qytetit një tarifë të veçantë.

Banorët ishin më të shumtë

Rreth 19 milionë turistë ditorë vizituan qytetin e mbushur me njerëz në vitin 2019, vitin e fundit para pandemisë së koronavirusit. Ata përfaqësojnë rreth katër të pestat e numrit total të turistëve të qytetit.

Skema e rezervës dhe e pagesës ishte vendosur më parë, por ishte pezulluar për shkak të koronavirusit, i cili pa turizmin të zhdukej dhe i la venecianët të vetëm në qytetin e tyre për herë të parë në dekada.

Komisioneri i turizmit të qytetit, Simone Venturini, hodhi poshtë pretendimin se plani synon të reduktojë numrin e udhëtarëve ditorë. “Ne nuk do të flasim për shkurtime të numrit. Ne po flasim për stimuj dhe dekurajues,” u tha ai gazetarëve.

Turistët që qëndrojnë në qytet do të përjashtohen nga tarifa pasi ata tashmë paguajnë një taksë akomodimi.

Udhëtarët ditorë që nuk rezervojnë dhe paguajnë përpara vizitës së tyre përballen me gjobë deri në 300 €.

Venturini tha se sistemi duhet të “zvogëlojë fërkimet midis vizitorëve ditorë dhe banorëve” në qytetin e vogël 5 kilometra katrorë (2 milje katrorë) ku turistët shpesh i kalojnë vendasit dy me një.

Qyteti ka qenë gjithnjë e më i mbingarkuar që nga fillimi i turizmit masiv në vitet 1960. Popullsia lokale e venecias është zvogëluar në rreth 50,000 pasi banorët ikin nga bllokimi, kostot e larta dhe përmbytjet e shpeshta. (Sipas Deutche Welles)

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x