19.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Ish-truprojës së Saimir Tahirit i pranohet gjykimi i shkurtuar, akuzohet për…

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Hekuran Markut për gjykim të shkurtuar. Në seancën paraprake, kur dosja kaloi për gjykim, ish-truproja i Saimir Tahirit kërkoi gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila u pranua këtë të hënë nga GJKKO.

Ai akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Për shkak të gjykimit të shkurtuar nëse Marku do të dënohez, i zbritet 1/3 e dënimit.

Marku u ekstradua më 7 maj nga Gjermania në Shqipëri pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme. Emri i tij doli në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”. Si pasojë e këtij operacioni janë vendosur në pranga biznesmenë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen e operacionit “Shpirti”, me 31 të pandehur që akuzohen për trafikim narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal. Mes tyre janë edhe pesë funksionarë publik, duke filluar nga prokurori i Vlorës, Maksim Sota dhe Ilirjan Balla, ish-shef i trafikqeve në Policinë e Shtetit, Artur Krasniqi, Festim Lelaj funksionarë shtetërorë të gjithë të akuzuar për shpërdorim detyre. Mes të dërguarve për gjykim janë edhe dy truprojat e ish ministrit Saimir Tahiri, Paul (Agustin) Deda dhe Hekuran Marku, njëri i arrestuar në Francë dhe tjetri në Gjermani. Të dy janë të dyshuar si i përfshirë në ‘skemën’ e trafikut ndërkombëtar të kanabisit që grupi kriminal i drejtuar nga Ilirjan Duçellari.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x