23.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Inzagi për Asllanin: E kemi ndjekur prej një viti, ka cilësi

Sezoni 2022-2023 i Interit është gati të fillojë dhe trajneri Simone Inzaghi mendon për prezantimin: “Objektivi ynë është të jemi konkurrues për të fituar titullin. Nisemi pas Milanit dhe janë të paktën pesë skuadra në garë, por ne duam të provojmë deri në fund”.

Më pas trajneri zikaltër është ndalur tek blerjet e reja, ku sigurisht që një vlerësim ka ardhur dhe për mesfushorin kuqezi, Kristjan Asllani: “Ai është një lojtar shumë i ri që duket më i pjekur se mosha e tij. E di se përballë ka Brozovic, që vjen pas një periudhe të mrekullueshme dhe se duhet të vjedhë sekretet e shokëve”.

“E kemi ndjekur prej një viti, ka cilësi dhe po rritet në mënyrë eksponenciale. Ne besojmë fort tek ai”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x