17.5 C
Tirana
19 / 09 / 2024

“Intervista” e Blushit, reagon Besiana Kadare: Ben Blushi ka krijuar një intervistë, pa dijeninë e tim ati, bazuar në një bisedë të rëndomtë private 

Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit Ismail Kadare ka reaguar pas debateve mbi “intervistën” e Ben Blushit me shkrimtarin pas një kafeje të rëndomtë në Tiranë.

Besiana shkruan se Ben Blushi në fakt ka krijuar një intervistë pa “dijeninë e tim ati, bazuar në një bisedë të rëndomtë private”. 

Ajo thekson se “duke pasur parasysh moshën e thyer të tim ati, çdo përpjekje e këtij lloji është vërtet mjerane”. 

Postimi i plotë i Besianës: 

Duke qenë se plot miq e të njohur më kanë pyetur këto dite nëse Kadareja vërtet i ka dhënë një intervistë Ben Blushit, dua të sqaroj publikisht se Ben Blushi, në fakt, ka krijuar një interviste, pa dijeninë e tim ati, bazuar në një bisedë të rëndomtë private që ka zhvilluar rastësisht ne një kafene me Kadarenë dhe shoqëruesen e tij, A. Bardhyli.  

Kohë më pas, Ben Blushi e ka publikuar bisedën në formë “interviste”, pa marrë pëlqimin e bashkëbiseduesit, duke abuzuar kështu me besimin që iu akordua, dhe me “kurajën” e çuditshme se po i zbulon publikut shqiptar sekrete të paditura. Një gjest ky sa imoral aq dhe i paligjshëm. 

Fatkeqësisht është bere praktike tashme qe gjithfarë njerëzish shpresojnë të bëjnë publicitet, duke u përpjekur të shfrytëzojnë në forma te ndryshme figurën e Kadaresë dhe kontaktin me të. Duke pasur parasysh moshën e thyer te tim ati, çdo përpjekje e këtij lloji është vërtet mjerane. 

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x