Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut të pranojë propozimin francez për zhbllokimin e integrimit evropian. Në një intervistë për “Canale 5” në Shkup, Rama i kërkoi Maqedonisë së Veriut që të mos lejojë që ai të qëndrojë në derën e BE-së edhe për 17 vite të tjera.
“Të them, pranoje se nuk do të ketë propozim tjetër. Është finalja. Nuk është e nevojshme të qëndroni në derën e BE-së edhe për 17 vjet. Dera duhet të jetë e hapur dhe për këtë arsye do të mund të diskutohen të gjitha çështjet përmes dialogut mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Hape këtë derë, hape tani”, tha Rama.
Latest posts by Andia Tafa (see all)
- Balla publikon pamjet nga plazhi i Divjakës: Pastrimi i vijës bregdetare me makineri të teknologjisë së fundit - 11/07/2022
- Të bllokuar midis kufirit të Thethit e Valbonës, shpëtohen 3 turistët çek, Manastirliu publikon pamje - 11/07/2022
- Publikon fotot e shkollës, deputeti Korreshi ironizon Ministren Kushi: Vetëm për fushatë e përdorin - 11/07/2022