18.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Incineratorët, hetim kompleks/ Po shqyrtohen të gjitha të dhënat

Arben Kraja: Nën hetim edhe Tirana

Çështja e incineratorëve është një nga hetimet më kryesore të SPAK-ut. Gati dy vjet pas padive të dorëzuara nga opozita në SPAK, çështja nuk është hetuar ende plotësisht dhe kreu i SPAK rezervohet për të dhënë një afat.

Arben Kraja: Është shumë komplekse si çështje, sepse në atë aktivitet janë 3 incineratorë, kemi 3 çështje penale, pra të Elbasanit, të Fierit dhe Tiranës dhe për secilin prej tyre janë të përfshirë disa institucione, disa ministri, me praktika pune, me miratime aktesh ligjore dhe nënligjore dhe marrëveshje deri në lidhjen e kontratës. Kjo kërkon kohën e duhur për t’u hetuar. Në situata të tilla duhet të hetosh të gjitha detajet, qoftë edhe problemet administrative për të arritur të kuptosh ku është shkelja, për të ngarkuar me përgjegjësi penale autorët. Po vazhdon me intensitet puna për të hetuar dhe sqaruar deri në fund. Me atë kapacitet që kemi patur kemi bërë maksimumin e mundshëm deri tani.

Elona Meço: Kemi dëgjuar shumë për incineratorin e Fierit, të Elbasanit, por jo të Tiranës. Po vazhdojnë hetimet për Tiranën?

Arben Kraja: Patjetër! Vazhdojnë hetimet.

Elona Meço: Vazhdon si çështje apo me emra personash?

Arben Kraja: Vazhdon si çështje. Nuk ka emra personash për momentin.

Elona Meço: Kryetari i Bashksië së Tiranës pohoi para pak ditësh në Top Story se ai e kishte sqaruar pozicionin e tij me prokurorinë. A është thirrur ndonjëherë zoti Veliaj në SPAK?

Arben Kraja: Mesa di unë, jo, akoma. Është çështje e hetimit. Nuk kam informacion të ketë dhënë ndonjë deklarim deri tani.

Elona Meço: Zoti Veliaj tha se e ka bindur SPAK-un se ai kishte kryer çdo procedurë në mënyrë të ligjshme dhe kjo çështje nuk është në proces.

Arbën Kraja: Ju thashë, nuk komentoj çfarë thotë një politikan apo një politikan tjetër. Ne kryejmë veprime, mbledhim akte. Me Bashkinë e Tiranës kemi kërkuar në mënyrë të vazhdueshme dokumentacion për të sqaruar çfarë ka ndodhur dhe si është zhvilluar procedura dhe është në proces e sipër të hetimit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x