25.5 C
Tirana
03 / 10 / 2024

Inceneratori i Tiranës, Kryemadhi gati padinë në SPAK: Rasti më flagrant kur qeveria është kapur me presh në dorë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një konferencë me gazetarët ka njoftuar se ka gati shtesë padinë për inceneratorin e Tiranës, për ta depozituar në SPAK. Kryemadhi deklaron se inceneratori i Tiranës është afera më korruptive dhe rasti më flagrant se qeveria është kapur me presh në dorë.

Sot jam ketu për të ndihmuar SPAK , kam bërë gati shtesë padie për të informuar me dokumente të reja autentike e të faktuara që ndihmojnë SPAK për inceneratorin e Tiranës, llokma më e madhe e kësaj afere korruptive që nuk është e vetmja, por është rasti më flagrant kur qeveria e Kryeministri janë kapur me presh në dorë.

Ajo që dua të theksoj dhe që është shumë e rëndësishme është se besoj që të gjithë e mbani mend që në dhjetor të 2021, ne si LSI i kemi shtuar kallëzimit tonë evazionin fiskal që ka ndodhur me kompanitë e Klodian Zotos.

Neve na rezultoi se Zoto kishte kryer evazion në mbi 30 milionë dollarë. Në periudhë pandemie ai kishte kryer udhëtime jashtë shtetit, kur mbi qiellin shqiptar nuk kishte fluturuar asnjë avion. Janë rreth 24 kompani, që kanë bërë bashkëveprim financiar, shitje-blerje, me kompanitë e inceneratorëve. Duke marrë në detaje të gjitha kompanitë, kemi kuptuar që evazioni i këtyre kompanive në total është 189 milionë dollarë”, tha Kryemadhi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x