7.5 C
Tirana
02 / 12 / 2024

Inceneratorët/ Çifti i pensionistëve me kompani miliona USD? Kryemadhi: Nuk kanë dijeni, SPAK të thërrasë Ramën

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka dalë në një deklaratë për media lidhur me aferën e inceneratorëve. Ajo ka deklaruar se Kryeministri Rama po bën të pamundurën për të hequr vëmendjen nga kjo çështje. Por ajo shtoi se LSI do të dorëzojë në SPAK dokumente shtesë për atë që e quan aferë të inceneratorëve. Sipas Kryemadhit, nëse në Shqipëri sistemi i drejtësisë do të funksiononte, Rama do të ishte në qeli me Alqi Bllakon dhe ish-ministrin Lefter Koka.

“Zyra e shtypit të kryeministrit, qeveria dhe vetë Rama janë futur në një sulm për të çorientuar objektivin kryesor të zbardhjes së çështjes së inceneratorëve, të Elbasanit dhe Fierit si dhe për të nxitur sistemine  drejtësisë për të frenuar skemën korruptive në  inceneratorin e Tiranës.

Kryeministri Rama në komisionin hetimor gënjeu kur ka një investim prej 128 milionë eurosh nga kompania e inceneratorëve dhe që ne do merrnim shërbimin prej tyre në 29 euro tonin e vlerave. Sapo u njoha me një deklaratë të kompanive të inceneratorëve që ka përfituar mbi 100 milionë dolarë nga buxheti i shtetit dhe qenkan të shqetësuar se nuk qenka e vërtetë. Këtë histori SPAK do e zbardhë sepse ccdo gjë po bëhet gati. Sa të dorëzoj në SPAK me qindra mijëra fatura. Po nxjerr një nga faturat. Të gjitha janë fatura që vlera shkon 220 milionë lekë, 89 milionë lekë, fatura të cilat janë të hedhura në sistemin e drejtorisë së tatimeve. Fusha e betejës sonë është SPAK. Të tregojë që është një albitër i drejtë.

Edi Rama nuk mund të vjedhë 198 milionë dollarë me fakte të marra nga buxheti i shtetit për të blerë mediat, gazetarët, deklaratën e inceneratorëve sot, dhe çdo gjë tjetër për të larguar vëmendjen nga inceneratorët. Po të kishte drejtësi, sot Edi Rama do ishte koleg me Alqi Bllakon dhe Lefter Kokën”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI theksoi se çifti i pensionistëve në pronësi të të cilëve rezultojnë kompani miliona dollarëshe nuk kanë dijeni dhe se autori i vërtëtë sipas saj është Rama.

“Pensionistët që janë të shqetësuar, dhe duhet të mbrohen dhe të mos ndihen të kërcënuar. Sapo jam ndarë me djalin e Thanas Çanit. Jo vetëm që nuk kanë dijeni për një gjë të tillë por më 8 korrik të vitit 2019 e ka thirrur dhe ka marrë dijeni se zotëria nuk e dinte, nuk I kanë thënë që ishte administrator I kësaj firme apo që ka firmosur një kontratë. Nuk I kanë thënë asgjë. Problemi tjetër që implikon dhe që duhet të hetohet është që të dy kontratat e z. Thanas Çani janë të panoterizuara. Firma nuk është e Thanas Çanit. Me gjeni një biznes që regjistrohet në QKR pa dokumente të noterizuara. Ka fatura pafund të Klodian Zotos në këto 24 kompani fiktive që kanë bërë evazion fiskal. Ne ende nuk e kemi dorëzuar padinë në SPAK për këtë çështje. Kjo bëhet për të ç’fokusuar vëmendjen. SPAK duhet të thërrasë Edi Ramën. Të moshuarve i është marrë karta e identitit, u është vjedhur dhe më pas janë kryer ato veprime”, tha Kryemadhi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x