Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me demokratët e degës 3 në Tiranë ka shprehur sërish mbështetjen e tij për SPAK.
Sipas Bashës nuk mund të jesh demokrat nëse je kundër Prokurorisë së Posaçme. Ai gjithashtu ka dhënë një mesazh për ish-liderin e PD-së, Sali Berisha i cili ndodhet në arrest shtëpie prej dhjetorit 2023.
Një thirrje e pati dhe për emrat e larguar nga PD drejt Berishës. Basha tha se kontributi u njihet pavarësisht cfarë u kanë bërë të tjerët, apo c’i kanë bërë vetes.
Basha: PD dhe dmokratët përcaktohen nga qëndrimi që kanë ndaj drejtësië, ndaj SPAK. Nuk mund të jesh demokrat dhe të jesh kundër korrupsionit e kundër SPAK. Ndaj SPAK ne kemi qëndrim të prerë, mbështetje pa ksuhte për të vënë para ligjit të gjithë zyrtarët e korruptuar dhe këdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëve. Nuk do të humbasim më kohë me hijet që mbeten pas. Kushdo që ka dhënë një kontribut për këtë parti, sigurisht që i njihet, pavarësisht se çfarë ka bërë, i kanë bërë apo i ka bërë vetes. Nuk kemi kohë. Vëmendja jonë është te përballja me Edi Ramën dhe qeverinë e tij ndaj çdo përpjekje për të na vënë shkopinj nën rrota ne e rezufojmë.
- Pa popull me vete dhe shih si zihen… - 07/11/2026
- Goca dhe Gra/ “Socialist i vjetër, që fëmijë në FRESSH”, Braçe për kandidaturën e Arbër Hajdarit për Tiranën: Ka potencial, i hapur nëse ka garë brenda PS - 07/11/2026
- Sulmi me 6 viktima në Krakov/ Ministri I brendshëm: Autori kishte pikëpamje ultranacionaliste. Kryeministri Tusk: Në banesën e tij u gjetën 3 trupa - 07/11/2026