9.5 C
Tirana
14 / 03 / 2026

I vendosi tritol banesës së Talo Çelës, arrestohet në Holandë Eljo Bitri

Policia e Shtetit njoftoi se është arrestuar në Holandë Eljo Bitri, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” por edhe nga autoritetet belge për vrasje. Policia tha se 35-vjeçari Bitri qarkullonte me armë zjarri me silenciator dhe përdorte dokument me identitet tjetër.

“Vihet në pranga Eljo (Ervis) Bitri alias Bledar Debrova, 35 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit “Golden bullet”. 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit “Golden bullet”, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. 

Gjithashtu, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga Belgjika, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Bruksel, Belgjikë, më datë 31.05.2022, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arrestin për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga Kodi Penal i Belgjikës (maksimumi i dënimit burgim i përjetshëm)”, tha policia.

Bitri figuron në dosjen me dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili e implikon në vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela, më 17 shtator të vitit 2020 në Elbasan. “Për vendndodhjen se ku e pinte kafen Bujari më kishte informuar Eljo Bitri. Eljon e kisha si informator por në këtë ngjarje nuk e dinte që do vritej atë ditë Bujari…”, citohet Dumani në dosjen hetimore të prokurorisë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x