Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetari italian i Rai 3, nëse i ka premtuar një koncesion kritikut italian të artit dhe mikut të tij, Vittorio Sgarbi.
Gazetari Giorgio Mottola tha se fjalët qarkullojnë se Sgarbit i është premtuar ndërtimi i një hoteli me lehtësira nga qeveria.
Rama e ka kthyer në batutë, duke thënë se nëse Sgarbi do të ndërtonte një hotel, do të ishte ‘bordelloja më e madhe e ndërtuar ndonjëherë’.
Gazetari: Keni premtuar një PPP për Vittorio Sgarbin?
Edi Rama: Po kush i thotë këto….
Gazetari: I keni premtuar një hotel me lehtësira..
Rama: Po si mundet, nëse do i jepnim një hotel me PPP Sgarbit, atëherë ajo do ishte bordelloja më e madhe që do ishte ndërtuar ndonjëherë.
Se ju flisni me thashetheme, po faktet ku janë? Nëse do i japim një hotel (bordello) Sgarbit, ku është? Ku është bordelloja? Si mund t’i harxhoni kohën qytetarëve italianë duke folur pa fakte.
- Skandal/ E dashura e Infantinos u pagua nga UEFA, pretendimi tronditës i “The Telegraph” - 07/08/2026
- Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin - 07/08/2026
- Fuqia fatale e lajmit të rrejshën: Nga Maroku i sotëm në pazarin e Prishtinës gjatë Perandorisë Osmane - 07/08/2026