Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), njëherësh ish ministre e Integrimit Majlinda Bregu ka reaguar ashpër për vrasjen e trefishtë të Dan Hutres në Tiranë.
Bregu akuzon organet e drejtësisë që e kanë liruar kriminelin që vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera.
“Shiheni se mos shpëton përsëri! Por kriminel si ky që sot vrau 3 gra e plagosi 2 të tjera, janë ata që prej korrupsionit të lekut, veprimit e mosveprimit, i dhanë mundësi të dilte e të bënte këtë hata sot.
Dhuna, vrasja e grave është KRIM që po merr përmasa TERRRORIZMI!’, reagon në rrjetin social Twitter, Majlinda Bregu.
Shiheni se mos shpëton përsëri!
— Majlinda Bregu (@MajlindaBregu) March 1, 2023
Por kriminel si ky që sot vrau 3 gra e plagosi 2 të tjera, janë ata që prej korrupsionit të lekut, veprimit e mosveprimit, i dhanë mundësi të dilte e të bënte këtë hata sot.
Dhuna,vrasja e grave është KRIM që po merr përmasa TERRRORIZMI! pic.twitter.com/zEmVCq5KJD
- FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” - 29/04/2026
- Nis seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës, opozita refuzon pjesëmarrjen: Spektakël politik! - 27/04/2026
- “Nuk mund të bësh drama”, Rama i përgjigjet Spiropalit: Ose me ne ose kundra nesh! - 27/04/2026