Golat e Jasir Asanit dhe Mirlind Dakut shkarkuan trajnerin e Polonisë, Fernando Santos. Humbja 2-0 në Tiranë përballë kuqezinjve i kushtoi postin, trajnerit portugez.
68-vjeçari, largohet nga pankina polake pas rreth nëntë muajsh, pa lënë asnjë shenjë pozitive të pranisë së tij edhe pse më herët me kombëtaren portugeze kishte arritur shumë.
Mungesa e rezultateve pozitive kulmoi me humbjen e Tiranës që në Poloni u cilësua si katastrofike. Megjithëse federata ende nuk e ka bërë njoftimin zyrtar, mediat më serioze në vend, raportojnë se çdo gjë ka përfunduar.
Me gjasë, federata dhe tekniku janë në procesin e përcaktimit të dëmshpërblimit për prishje të njëanshme të kontratës, e cila ishte e vlefshme edhe për 3 vite.
Polonia rrezikon të mos kualifikohet në Europian pasi në grupin E, që kryesohet nga Shqipëria, gjendet e parafundit. Sfidat e radhës do të jenë shumë të vështira për këtë përfaqësuese.
Nën drejtimin e Santos, Polonia fitoi 3 takime, mes të cilave miqësorja me Gjermaninë dhe humbur po tre. Kritikat ndaj trajnerit ishin jo vetëm për rezultatet, por edhe për lojën e shfaqur nga ekipi.
- “Trump i ka quajtur organizata terroriste…”/ Rama për protestat: Nuk negociohet me askënd që përdor dhunën, ka rënë shteti nëse negocion me ta - 19/10/2026
- Rama për protestën në Tiranë: Rusia dhe Irani të përfshirë, sulme të mirëkomanduara nga forca të huaja - 19/10/2026
- “Familjet e të miturve që dhunojnë do paguajnë dëmet”, Kryeministri Rama: Studentët që sulmojnë policët s’do kenë arsim falas e bursa - 19/10/2026