Stuhia e fortë e erës në qytetin e Sarandës ka shënuar një humbje jete mbrëmjen e sotme (e hënë).
Policia bëri të ditur se si pasojë e erërave të forta, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit” i kanë rënë hekurat e fushës sipër Armando Kazmas, i cili ka humbur jetën në spital.
22 vjeçari është nipi (djali i motrës) i deputetit të Partisë Demokratike, Luan Baçi, i cili ka bërë edhe një dedikim prekës në faqen e tij në Facebook.
Statusi i Baçit
Te mori zoti shpejt djali i dajos, te deshi prane vetes, te miret keshtu ikin!
Na dhemb zemra bir, na trishtove, na plagose ne zemer!
Nuk e besoj dot Armando, kurre nuk do ta besoj, jo ti nuk mund te largohesh nga ne!
Nga Mami jot, nga babi, nga vellai!
Nga te gjithe ne Armandua jone!
Pse bir, pse te deshi kaq shpejt zoti prane vetes!
Armandua jone i mire, kurre nuk do te harrojme, do te jesh gjithmone prane nesh, i miri yne!
Me fal Armando, me fal bir, lotet nuk me lene te shkruaj, ndihem i dermuar, nuk i them dot ato qe ndjej!
Te duam dhe do te duam pa fund, gjithe jeten sa te kemi fryme!
Qofsh i parajses bir, u prehsh ne paqe zemer i dajos!
- Balla publikon pamjet nga plazhi i Divjakës: Pastrimi i vijës bregdetare me makineri të teknologjisë së fundit - 11/07/2022
- Të bllokuar midis kufirit të Thethit e Valbonës, shpëtohen 3 turistët çek, Manastirliu publikon pamje - 11/07/2022
- Publikon fotot e shkollës, deputeti Korreshi ironizon Ministren Kushi: Vetëm për fushatë e përdorin - 11/07/2022