SHBA-të dhe Irani kanë shkëmbyer sulme hakmarrëse ndaj anijeve në Gjirin Persik, në përshkallëzimin e fundit të konfliktit mes dy vendeve.
Ushtria amerikane deklaroi se ka “çaktivizuar përgjithmonë” dy cisterna nafte të lidhura me Iranin dhe ka shkatërruar plotësisht një të tretë në Gjirin e Omanit.
Teherani konfirmoi sulmet amerikane dhe tha se, në kundërpërgjigje, kishte goditur gjashtë anije, mes tyre tre cisterna që po kalonin Ngushticën e Hormuzit.
Komanda Qendrore amerikane tha gjithashtu se kishte shmangur sulmet iraniane ndaj një aeroplanmbajtëseje dhe një shkatërruesi amerikan, duke theksuar se nuk pati viktima në radhët e trupave amerikane.
Përshkallëzimi rrit shqetësimet për sigurinë e Ngushticës së Hormuzit, një korridor strategjik për furnizimet globale me energji, ndërsa ende nuk ka shenja të qarta për përfundimin e konfliktit.