31.5 C
Tirana
27 / 05 / 2026

Holanda vendos kushte të reja për rrugën e Malit të Zi drejt BE-së

Holanda ka deklaruar se nuk janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për mbylljen e përkohshme të Kapitullit 2 të negociatave të Malit të Zi me BE-në.

Sipas diplomacisë holandeze Podgorica kërkon që qytetarëve malazezë në BE, si dhe qytetarëve të shteteve anëtare brenda Malit të Zi, t’u ofrohet qasje plotësisht e papenguar në punësim që dy vjet pas hyrjes së këtij shteti në familjen evropiane.

Diplomatët nga Holanda janë të qartë në qëndrimin e tyre se kjo periudhë kalimtare nuk mund të jetë më e shkurtër se pesë deri në shtatë vjet.

Në Podgoricë besojnë se arsyeja për shtyrjen e datës së Konferencës Ndërqeveritare per në muajin qershor nuk është as një bllokim i mundshëm dhe as detyrimet e paplotësuara të Malit të Zi.

Data e konferencës varet nga dinamika dhe prioritetet brenda presidencës së Këshillit të BE-së, por edhe nga procedurat e brendshme në shtetet anëtare, pasi disa prej tyre verifikojnë në parlamentet vendase vendimet për mbylljen e kapitujve të negociatave.

Qeveria malazeze përsëriti objektivin se deri në fund të vitit do te arrijnë qe të mbyllin të gjitha kapitujt e negociatave në koordinim me Komisionin Evropian dhe shtetet anëtare të BE-së.

Plani për të mbyllur katër kapituj deri në mesin e vitit varet nga rezultati i konferencës ndërqeveritare në qershor kohë kur mbyllet edhe presidenca gjashte mujore qipriote e BE-së.

Këto kapituj kanë të bëjnë jo vetëm me punësimin por edhe me bashkimin doganor, shërbimet financiare, politikat e transportit.

Mali i Zi u bë kandidat për anëtarësim në BE në dhjetor 2010 dhe negociatat e pranimit filluan më 29 qershor 2012.

Që atëherë, Podgorica ka hapur të gjithë kapitujt – 33, dhe ka mbyllur përkohësisht 14. Synimi është anetaresimi ne BE brenda vitit 2028 si anëtari i 28-të.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x