Kupa e Botës “Katar 2022” do mbahet mend gjatë për çdo lloj surprize dhe rezultati që po dhuron deri më tani. Aktualisht 4 kanë mbetur ekipet të cilat do të kërkojnë respektivisht të shkruajnë historinë e kombit të tyre.
Por fillimisht historinë e ka shkruar vetë Katari, jo për rezultate pozitive në fushën e blertë por si vendi i parë organizator nga Lindja e Mesme i kësaj Kupe Bote duke mundur shtete të fuqishme si SHBA në “finalen” e votimeve.
Ndërsa Katari shkroi historinë e saj jashtë fushës së blertë ekipet gjysmëfinaliste do kërkojnë ta bëjnë atë brenda saj.
1. Argjentina dhe Leo Messi
Argjentina e nisi këtë Kupë Bote në mënyrë shokuese duket u mundur nga Arabia Saudite por që në ndeshjet pasuese u tregua më konkrete duke arritur në gjysmëfinale pasi mundi Hollandën me 11-metërsha.
Leo Messi, duke iu referuar moshës luan Botërorin e fundit dhe në këto kushte për të do ishte fundi i një karriere të lavdishme dhe hera e parë që do fitonte një Kupë Bote.


2.Franca dhe suksesi i dyfishtë
Padyshim që para se të fillonte kjo Kupë Bote ekipi kombëtar i Francës ishte ndër skuadrat e kuotuara për ta fituar trofeun dhe deri më tani janë në rrugë të mbarë. Mesa duket mungesa e Benzema, Kante dhe Pogba kanë ndikuar më pak nga sa pritej pasi ata përsëri ndodhen në mes 4 më të mirave të botës dhe me një rekord për të arritur:
Nëse Franca arrin të triumfojë në “Katar 2022” do të jetë kupa e dytë e botës rradhazi që fiton pas asaj në “Rusi 2018”, në këtë mënyrë barazon rekordin e Brazilit i cili mbahet që nga vitet 1958-1962.


3.E gjithë Afrika sytë nga “Hirushja” e Botërorit
Shumë pak do ta kishin menduar që Maroku do të arrinte në këto nivele të një Kupë Bote. Një ekip jo me shumë cilësi por me pasion dhe me një teknik si Regragui që ka arritur ti harmonizojë lojtarët e tij ka arritur të eleminojë pretendentë si Spanja dhe Portugalia nga ky kompeticion. Ndërsa ata kanë mbërritur deri në këtë fazë kanë të drejtë legjitime të besojnë se mund të shkruajnë historinë për kombin e tyre dhe për më tepër për të gjithë kontinentin afrikan pasi do ishin ekipi i parë fitues nga ky kontinent.


4.Kroacia në “ndjekje” të një trofeu
Kroacia në fillim të kompeticonit u pa pak me skepticizëm jo për cilësitë e lojtarëve por për moshën e tyre të madhe pasi në rastin e Belgjikës rezultoi të ishte fatale por mesa duket kroatët me në krye të palodhurin Luka Modric janë të mendimit se e meritojnë një kupë bote.
Nënkampionët e edicionit të kaluar të Kupës së Botës dhanë sinjale shumë të forta duke eleminuar Brazilin, i cili ishte favoriti kryesor për tu shpallur fitues. Në këtë mënyrë Kroacia për të dytin edicion rradhazi është në “ndjekje” të një kupe bote e cila do ti shpërblente punën e shumë viteve.


Në këto kushte kjo Kupë Bote përpos emocioneve që ka dhuruar në të gjithë ndeshjet dhe rezultatet e saj siguron që dhe fundi i saj të jetë HISTORIK, pasi secila nga ekipet pretende ka faqen e saj të historisë për të shkruar.
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025
- Sot, afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve/ Zbardhen emrat e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit - 03/11/2025
- SPAK me komunikatë zyrtare, zbardhen akuzat për kreun e ARRSH dhe katër të tjerë - 03/11/2025