15.5 C
Tirana
21 / 10 / 2025

Historia e rrallë, fshati i “1500 peshkatarëve” që krijoi skuadrën kampione të futbollit në Suedi

Aq shpesh sa e përsërisin sot trajnerët dhe lojtarët në konferencat për shtyp fjalinë “nuk ka më skuadra të vogla” ishte bërë e babesushme dhe dukej thjesht klishe.

Por Klubi i Mjallbit ka shkruar historinë në Suedi, duke u shpallur kampion jashtë çdo parashikimi të mundshëm, në një kampionat që e ka dominuar që nga fillimi. Historia e pabesueshme e klubit ka arritur sot kulmin ne fitoren në fushën e Goteborgut, një prej ekipeve më me emër në Suedi, me Mjallbin që fitoi 2-0 dhe vulosi titullin kampion që në fakt pritej prej javësh pasi kishte krijuar diferencë të thellë me ndjekësit.

Kjo është një histori suksesi, pasi Mjallbi vetëm 7 vite më parë ishte në kategorinë e tretë dhe luftonte për mbijetesën, para se të niste ngjitjen e ngadaltë drejt kreut, me një buxhet shumë të vogël në krahasim me rivalët, pasi është skuadra që përfaqëson një fshat të vogël peshkatarësh, me më pak se 1500 banorë.

Ekipi është drejtuar nga trajneri Anders Torstenson, i cili përtej këtij klubi ka drejtuar shumë pak në karrierën e tij. Ai kishte qenë futbollisti i Mjallbit, por pa arritur të luajë asnjë ndeshje me ekipin e parë. Më pas kishte lënë futbollin dhe kishte kaluar 10 vite në ushtri, para se të kthehej në fshatin e Hallevik, ku u bë mësues dhe me kohë të pjesshme drejtoi ekipin e parë i cili u besua plotësisht vetëm në vitin 2023.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x