14.5 C
Tirana
13 / 02 / 2026

Historia e pazakontë e italianit që hodhi gabimisht në plehra shufra ari me vlerë 120 mijë euro

Një ngjarje sa e pabesueshme aq edhe kurioze ka ndodhur në Itali, ku një burrë përfundoi duke hedhur aksidentalisht në koshin e mbeturinave një kuti me 20 shufra ari, me vlerë rreth 120 mijë euro.

Sipas Reuters, burri u paraqit i shqetësuar në stacionin e policisë në Porto Cesareo, pranë qytetit të Lecce, duke raportuar zhdukjen e kutisë me ar që fillimisht mendonte se ishte vjedhur.

Por e vërteta rezultoi shumë më e pazakontë. Nga kontrolli i kamerave të sigurisë, policia zbuloi se vetë pronari e kishte hedhur kutinë në një kosh publik, së bashku me mbeturinat e shtëpisë, pa e kuptuar fare çfarë kishte bërë.

Mbeturinat ishin transportuar tashmë në një impiant përpunimi, ndaj nisi një operacion i pazakontë kërkimi mes grumbujve të plehrave. Pas disa orësh kontroll të kujdesshëm, efektivët arritën të gjenin kutinë e dëmtuar, por me përmbajtjen e paprekur: të gjitha 20 shufrat e arit ndodheshin ende brenda.

Në fund, “thesari” iu kthye pronarit të tij, duke mbyllur një histori që mund të kishte përfunduar shumë ndryshe. Ngjarja është bërë virale në mediat ndërkombëtare për absurditetin e saj, duke u kthyer në një nga historitë më të çuditshme të ditëve të fundit.
Burimi:Reuters 

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x