Ne platformen Digitalb do te nise se shpejti trasmetimi i nje cikli dokumentaresh “Pekini simpatik ‘ Trasmetimi i tyre vjen pas nje marreveshje bashkepunimi midis Digitalb dhe Televizionit te Pekinit .
Dokumentaret pasqyrojne historine e lashte, por edhe te re te Pekinit, te kesaj qendre te madhe te civilizimit boteror. Pekini eshte nje nga qytetet me te vjetra ne bote , me nje histori te pasur qe daton me shume se 3000 vjet me pare. Si i fundit nga kater kryeqytetet e medha e te lashta te Kines, Pekini ka qene qendra politike e vendit ne shumicen e tete shekujve te fuyndit dhe qyteti me i madh ne bote per nga popullsia per pjesen me te madhe te mijevjecarit te dyte te eres sone. Dokumentaret pasqyrojne pallatet, tempujt, parqet kopshtet, varret, muret dhe portat e tij te vecanta. Duke qene nje nder destinacionet turistike me te rendisishme ne bote, dokumentaret japin pamje te Qytetit te Ndaluar, Tempullit te Parajses, , Pallatit Veror, Varreve Ming dhe pjese te Murit te madh.

- Përçarje në Uashington për luftën me Iranin, në tryezë marrëveshja e armëpushimit dhe rifillimi i bombardimeve - 07/11/2026
- Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai - 07/11/2026
- Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja! - 07/11/2026