13.5 C
Tirana
10 / 04 / 2026

Haradinaj: Kemi votat e mjaftueshme për inicimin e mocionit për rrëzimin e Kurtit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj deklaroi se e kanë numrin e nevojshëm të deputetëve për të iniciuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

Haradinaj tha para gazetarëve se është i papranueshëm përdorimi i fjalorit të kryeministrit ndaj aleatëve. Sipas Haradinajt, një gjë e tillë e bën të vështirë rrugën përpara dhe shtoi se mocioni i mosbesimit është zgjidhja e duhur.

“Mocioni është zgjidhja e duhur, është demokraci dhe kjo do të ishte me siguri e dobishme për gjithë spektrin politik, përfshirë edhe shumicën, për pozitën.

Janë votat, opozita e ka numrin e nevojshëm për të inicuar mocionin, por po ashtu ka plot deputetë në Kuvendin e Kosovës që nuk pajtojnë me këto tejkalimet e panevojshme të kryetarit të qeverisë”, theksoi ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x