13.5 C
Tirana
22 / 03 / 2026

Hapen dy portat e Zedejës dhe Qyrsaqit në hidrocentralin e Vau-Dejës, prurjet fillojnë rënien

Situata në Bashkinë e Shkodrës si pasojë e reshjeve, paraqitet problematike. Nën ujë ka 3 020 hektarë tokë, sipërfaqe kjo që ka pësuar një rritje me 250 hektarë në krahasim me ditën e djeshme. 155 banesa, oborre e stalla kanë prezencë uji.

Po ashtu, reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe në Qarkun e Lezhës, duke bërë që nën ujë të raportohen 570 hektarë tokë.

Nga kaskada e Vaut të Dejës, janë hapur dy porta shkarkimi, porta e Zadejes dhe Portat e Qyrsaqit. Shkarkimet në total arrijnë në 1500 metër kub për sekond. Portat janë mbajtur të hapur deri në orën 12:00 të kësaj të shtune, duke rrezikuar përmbytje në zonat e Shkodrës dhe të Lezhës. Fatmirësisht në zonën e Shkodrës janë ndërprerë reshjet ndërsa edhe niveli i prurjeve të ujit ka filluar rënien.

Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që një pjesë e madhe e tokave në Bashkinë Shkodër të “pushtohet” nga uji.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x