16.5 C
Tirana
16 / 09 / 2024

“Haberet e Mitros”/ GRUAJA ME NJË VATH

Nga Mitro Çela

Dua ta shoh “Portokallinë” të gjallë, – më tha Ezmerka. – Bëhet?

Takova Vangjel Kozmanë.

Unë t’i gjej ftesat për ditën e shtunë me një kusht.

Bashkë me Ezmerkën tënde, do të marrësh në makinë edhe zonjën time.

Nderi lahet me nder!

Pranova.

Të tre futemi në makinë.

Hymë në sallë.

Pamë shfaqjen.

Qeshëm.

U kthyem në shtëpi.

Dy ditë makina ndenji në garazh.

Të tretën ia hipëm.

Derën e makinës e hapi e para Ezmerka. U përkul dhe diçka mori poshtë sediljes.

Po ky vath!?

Nga mbiu?

Kush ka hipur në makinë me ty?

Me siguri ndonjë nga ato buzësilikonet e tua…

Paska lëshuar vathin shalëve! – tha Ezmerka.

Unë di që femrat i vënë pirsa zogut, jo vathë…

Shiko, shiko…! Ku ke parë zog të çpuve ti?!

T’i thosha që shoh filma porno, m’u duk e ulët si demokrat.

Sidomos tani që PD-ja është përçarë.

Ndërrova temën e bisedës.

Dale, dale. Me siguri i ka rënë gruas së Vangjos…

Alo… Mos u mungon një vath?…
Po…?

-E donit shumë…

-Peshqesh nga vjerra!?

Vajta në shtëpi.

Mbështolla vathin dhe e lashë mbi bufe.

Pastaj dolëm nga liqeni.

U kthyem.

Vathi nuk ishte mbi tavolinë.

Pyeta djalin.

Ngriti supet.

E hodha te plehrat, – tha Noah, nipi.

Hapëm një çarçaf dhe zbrazëm koshin.

Për fat ishte plot.

Rrëmo e rrëmo.

Hiç.

O gjysh! Bëra shaka. E flaka topthin nga dritarja… E mori zogu…

Po halli? – tha Ezmerka e thartuar.

Kam një ide. Me jep një vathin tënd…

Gruaja e Vangjos, të garantoj, që do të thotë nuk është imi, por do të mendojë mjerë Ezmerka.

Mitroja fut femra të huaja në makinën…

Për budallallëqe ta pret kaptina ty.

Po sikur të thotë është imi?

Takova Vangjelin. Më tha:

Nuk më duket si malli ynë, edhe pse ka vite që nuk e shoh gruan nga veshët…

Do ta pyes.

Një ditë më vonë u takuam.

Faleminderit Mitrush për vathin.

Lëshuam lotë gëzimi. Ishte pak a shumë si plaçka jonë.

Fundja ne vath humbëm, vath gjetëm!

Sikur ta mbajmë sa t’i dali e zonja?!

Fundja në dollap do të rrijë.

Zonja ime është sojlleshë, nuk gjezdis me një vath…

Buzëvarur i tregova Ezmerkës.

Po unë që humba vathin se ti je ters?!

Sipas modës së fundit, vajzat seksi mbajnë nga një vath…

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x