10.5 C
Tirana
02 / 12 / 2025

Gruaja fshehu mijëra euro në oxhak, bashkëshorti u vë flakën

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Athinë të Greqisë, ku një burrë ka ndezur oxhakun duke djegur dhe 13 mijë eurot që gruaja e tij i kishte fshehur aty.

Mediat greke bëjnë me dije se ai ndezi oxhakun, por nuk e dinte që gruaja e tij kishte fshehur aty kursimet e tyre.

Lajmi është bërë i ditur nga një mikesha e tyre në rrjetet sociale e cila krahas një video ka shkruar se në 2 minuta 13 mijë euro janë bërë hi.

– Advertisement –

Mësohet se gruaja nuk i kishte treguar bashkëshortit se ku i kishte fshehur paratë, i cili sapo është kthyer në shtëpi ka ndezur oxhakun.

Kur gruaja është zgjuar nga gjumi është tronditur nga ajo që kishte ndodhur, por megjithatë 5 mijë euro mësohet se kanë mundur të shpëtojnë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x