Konfirmohet se tetë shqiptarë ishin mes pasagjerëve të trenave që u përplasën afër Larisës. Dhimitër Zonga ishte në vagonin e fundit gjatë udhëtimit. Ai u dërgua në spitalin e Selanikut dhe aktualisht ndodhet në shtëpi.
Përplasja ka ndodhur pak pas mesnate kur treni i pasagjerëve me destinacion nga Athina në Selanik është përplasur me një tren mallrash me drejtim të kundërt dhe ka marrë zjarr. Sipas dëshmitarëve okularë dy vagonet e para janë shkatërruar tërësisht, ndërsa tre vagonë të tjerë të trenit të pasagjerëve kanë dalë jashtë shinave. Mbi 40 ambulanca kanë shkuar në vendngjarje, si dhe repartet e zjarrfikësve me 150 vetë, 32 policë me 15 mjete kanë izoluar vendin e aksidentit , spitalet e gjithë zonës janë vënë në gatishmëri për të trajtuar të lënduarit, në vendngjarje ndodhet edhe ministri i Shëndetësisë