Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin nga arratia të Suel Çelës. “I forti” i Elbasanit kërkonte zbutjen e masës së sigurisë arrest me burg në mungesë.
Suel Çela prej më shumë se 1 viti në kërkim pas deklarimeve të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt. Çela është i dyshuar për porositjen e dy ngjarjeve të rënda kriminale.

Ai akuzohet nga SPAK për porositjen e një atentati të dështuar ndaj një biznesmeni në liqenin artificial në Tiranë por dhe eliminimin e një tregtari automjetesh në Elbasan.
Emri i Suel Çela krahas lakimit për mbështetje të partive politike është i njohur për drejtësinë edhe për përplasjen me nëndrejtorin e policisë në Elbasan në vitin 2017.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)