29.7 C
Tirana
23 / 07 / 2026

Protestuesit plagosin 6 policë / Lamallari: Partia e skuthave po paguan mercenarë!

Gjatë protestës që po zhvillohet pranë Parlamentit, si pasojë e goditjes me sende të forta nga protestuesit, u dëmtuan 6 punonjës të Policisë së Shtetit të cilët po marrin trajtim mjekësor në spital.

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari tha sot nga seanca e Kuvendit se lëndët irrituese të përdorura nga Policia e Shtetit ndaj protestuesve janë profesionale, dhe përdoren në vende të BE-së dhe SHBA-ve.

“Komfirmoj që lëndët e përdorura nga Policia e Shtetit janë irrituese, profesionale, për vetëmbrojtje dhe neutralizim të personave të dhunshëm, që janë të certifikuara nga kompanitë prodhuese, dhe përdoren nga forcat policore të BE dhe SHBA-ve, megjithatë këtu lajmi s’është spray i përdorur”, tha Lamallari.

Ministri i Brendshëm iu drejtua PD-së si “parti e skuthave”, që sipas tij paguan mercenerë që të përdorin dhunë në protestë.

“Të shndërrohet nga partia e molotovarëve në partinë e skuthave, që paguajnë njerëz dhe mendojnë se protesta mund të bëhet me mercenarë të paguar. Partia e skuthave s’mund të flasë për Policinë dhe Gardën e Republikës që s’kanë krahasim me atë të 2011-ën. Të paktën kur flitet për protesta ju duhet të rrini urtë. Largoni njerëzit me kapuçë nga aty, para se t’i largojë policia”, tha Lamallari.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x